SPORT, 6 Maj 2023, 08:49

Giroud i bën thirrje Milanit, këshillon klubin të transferojë lojtarin e Chelsea

Giroud i bën thirrje Milanit, këshillon klubin të

Oliver Giroud është i bindur për aftësitë e ish-shokut të tij të skuadrës te Chelsea, Christian Pulisic.

Sulmuesi francez i bën thirrje klubit të tij Milan në mënyrë indirekte për një tentativë të mundshme transferimi të lojtarit amerikan.

“Unë mendoj se të gjithë mund ta pëlqejnë atë. Ai është një emër i madh në Evropë, kështu që ai do të na ndihmonte. Ai është ai lloj lojtari me aftësi të mëdha, me talent të madh”, është shprehur Giroud për “CBS”.