SPORT, 5 Maj 2023, 17:36

Gjykata Sportive gjobit Napolin, nuk i shpëton ndëshkimit dhe Udinese

Gjykata Sportive gjobit Napolin, nuk i shpëton ndëshkimit dhe Udinese

Gjykata sportive ka gjobitur skuadrën e Napolit. Përmes një deklarate zyrtare të publikuar në faqen e Lega Serie A, gjykata ka bërë të ditur vendimet në lidhje me dy skuadrat që luajtën dje mes tyre.

Mësohet se Napoli ka marrë gjobë prej 8 mijë eurosh, për shkak se tifozët e tyre, gjatë ndeshjes, kanë hedhur në fushë fishekzjarrë, tre bomba tymuese dhe objekte të tjera të llojeve të ndryshme.

Nga ana tjetër, 2000 euro gjobë për Udinesen për shkak se tifozët e tyre, në pjesën e dytë, kënduan një kor ofendues ndaj trajnerit të skuadrës kundërshtare, pra Spallettit.