SPORT, 6 Maj 2023, 10:51

Të lodhur nga Neymar, PSG i tregon “derën” brazilianit, mund të largohet edhe në huazim

Të lodhur nga Neymar, PSG i tregon “derën” brazilianit,

Në Paris vijon të jetë shumë e nxehtë e ardhmja e Leo Messit, mediat flasin për një largim të sigurt në fund të këtij sezoni, por në të njëjtën kohe me “valixhe në duar” shihet një tjetër yll i ekipit, braziliani Neymar.

“Cadena Ser” shkruan se në Paris nuk e duan me brazilianin në ekip, madje janë të gatshëm ta lënë të lirë edhe në formë huazimi.

Për Neymar ka shfaqur interesim prej kohësh ekipi i Chelsea-t.