TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
5 vite burg për lojtarin e Serie A, Armando Izzon, i cili akuzohet për trukim ndeshjesh. Mafia Camorra dhe mashtrimi sportiv kanë qenë disa nga çështjet e fundit që kanë zgjuar përsëri gjykatat në Itali. Vendimi për futbollistin e Monzës, është dhënë nga gjykata e Napolit.
Ndeshja për të cilën është dënuar Izzo është Modena-Avellino, e luajtur më 17 maj 2014. Po ashtu gjykata ka dënuar dhe 2 persona të tjerë, kushëririn e Izzo-s, Umberto Accurso dhe Salvatore Russon, që besohet se ishin të lidhur me të njëjtin klan, ndaj të cilëve u dha 2 dhe 1 vit e gjysmë burg.
Para më shumë se 6 vitesh, Izzo u dënua me 18 muaj pezullim, por Federata e Apelit e shkurtoi në gjashtë muaj. Asokohe 25-vjeçar, ai u ndalua për akuzat në lidhje me fiksimin e ndeshjeve në kohën sa ishte pjesë e Avellinos në Serie B, duke dështuar të raportojë aktivitetin e paligjshëm gjatë ndeshjeve me Modenën dhe Regginën në vitin 2014.