SPORT, 9 Qershor 2023, 09:13

CHAMPIONS/ Katër finale italo-angleze, Mançester Siti-Inter ndryshon historinë

CHAMPIONS/ Katër finale italo-angleze, Mançester Siti-Inter ndryshon

Finalja e Ligës së Kampionëve po afron dhe ia vlen të kujtojmë disa fakte interesante për ndeshjen më të rëndësishme të sezonit në Europë.

Mançester Siti dhe Interi kërkojnë titullin këtë të shtunë në Stamboll, që do të jetë finalja e pestë në histori mes një ekipi anglez dhe një italiani.

Në totalin e katër precedentëve mes britanikëve dhe italianëve, bilanci flet për dy fitore për secilën palë.

ROMË 1984

ROMË-LIVERPUL (1-1 / 2-4 ME PENALLTI) – Konti, Ançeloti dhe Roma e Falkaos arritën të mbërrinin në finalen e madhe, ku u përballën me Liverpulin e udhëhequr nga Ian Rash, Grim Sunes dhe Keni Dalglish.

Formacioni italian kishte avantazhin e luajtjes së finales në shtëpi, por përvoja më e madhe e “të kuqve” përfundoi duke mbizotëruar, qoftë edhe vetëm përmes penalltive me paraqitjen e shkëlqyer të portierit, Brus Grobelar.

BRUKSEL 1985 JUVENTUS-LIVERPUL (1-0) Kjo ndeshje mbahet mend si tragjedia e Hejselit. Një penallti e konvertuar në gol nga Mishel Platini i dha Juventusit trofeun europian, megjithëse ndeshja u shënua nga vdekja e 39 tifozëve para startit të saj.

STAMBOLL 2005

LIVERPUL-MILAN (3-3 / 3-2 ME PENALLTI) – Njihet ndryshe si mrekullia e Stambollit, një prej ndeshjeve më të çmendura të historisë.

E tillë ishte finalja që u zhvillua në 2005 në Stamboll, ku Liverpuli u rikthye nga disavantazhi 0-3 kundër Milanit në pjesën e parë për të përfunduar duke fituar penallti.

ATHINË 2007

MILAN-LIVERPUL (2-1) Hakmarrja e Milanit nuk vonoi që të realizohej dhe jo shumë larg prej Stambollit.

Dy vjet më vonë, në Athinë, skuadra e Karlo Ançelotit i riktheu reston e humbjes në 2005 Liverpulit dhe mundi “Reds”-at falë një dopiete të Filipo Inzagit.

2 kanë regjistruar ekipet angleze (Liverpuli në 1984 dhe 2005) dhe dy fitore ekipet italiane (Juve në 1985 dhe Milani në 2007), ku gjithnjë rivali i ekipeve italiane ka qenë Liverpuli.

CHAMPIONS/ Katër finale italo-angleze, Mançester Siti-Inter ndryshon