SPORT, 8 Qershor 2023, 14:30

Kaos me stolin e PSG-së! Zidan refuzon të marrë drejtimin, Henri nuk pranon të punojë me Nagelsman

Kaos me stolin e PSG-së! Zidan refuzon të marrë drejtimin, Henri

PSG është në një moment të vështirë, pasi është në kërkim të një trajneri edhe pse ende nuk është shkarkuar Kristofe Galtie. Klubi parisien tashmë ka në plane trajnerin gjerman Julian Nagelsman, për të cilin kishin menduar që ta afronin së bashku me Henrin në staf.

Por, “L’Equipe” bën me dije se Henri nuk ka pranuar që të jetë pjesë e stafit teknik të Nagelsmanit. Arsyet e refuzimit nuk bëhen të ditura, por natyrisht që për PSG-në është një goditje e madhe që një legjendë e futbollit francez, të refuzojë stolin.