SPORT, 7 Qershor 2023, 22:06

ZYRTARE/ Inter Miami afron Lionel Messin, sulmuesi argjentinas nënshkruan në MLS

ZYRTARE/ Inter Miami afron Lionel Messin, sulmuesi argjentinas nënshkruan
Lionel Messi

Merr drejtim e ardhmja e Lionel Messit. Sulmuesi argjentinas ka konfirmuar për Mundo Deportivo se do të bashkohet me skuadrën e Inter Miami në MLS amerikane.

“Nuk do të rikthehem te Barcelona, do të shkoj tek Inter Miami. Kam marrë një vendim që të shkoj në Miami. Nuk është akoma e mbyllur në 100% si marrëveshje. Mungojnë ende disa gjëra, por kemi vendosur të ecim në këtë rrugë. Nëse do të zgjidhja në Europë, do të shkoja vetëm te Barcelona. Nëse do të ishte një çështje për para, atëherë do të kisha shkuar në Arabi, ose diku tjetër” – tha ai.

Messi kishte disa alternativa për të ardhmen. E hapur për “Pleshtin” ishte hipoteza e rikthimit te Barcelona, ndërkohë që nuk munguan ofertat tunduese nga Arabia Saudite. Gjithsesi, ai bëri zgjedhjen e tij dhe tashmë tifozët mezi po presin ta shikojnë në fushë.

Pas konfirmimit, vjen zyrtarizimi. Klubi amerikan i MLS, Inter Miami ka bërë publike arritjen e marrëveshjen Lionel Messi. Me një postim në Instagram, Inter Miami gëzon tifozët duke anunçuar afrimin e një prej lojtarëve më të mirë në botë.

Lionel Messi zgjodhi një eksperiencë të re në tokën amerikane, pas dy sezonesh te PSG. 35-vjeccari ka një karrierë të fokusuar në katalonjë te Barcelona.

Në tavolinën e argjentinasit për të ardhmen ishin 3 opsione. Rikthimi te Barcelona përflitej shumë në media, ndërsa për t’u vlerësuar ishin edhe propozimet nga Arabia Saudite.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Inter Miami CF (@intermiamicf)