SPORT, 8 Qershor 2023, 13:33

Sulmuesi i Juventusit përjashtohet nga Kombëtarja, trajneri: Nuk e kishte mendjen këtu

Sulmuesi i Juventusit përjashtohet nga Kombëtarja, trajneri: Nuk e

Moise Ken është kthyer në një problem për moshat e ekipit kombëtar të Italisë. Sulmuesi i Juventusit u grumbullua së fundmi me U21, por aventura e tij ka zgjatur vetëm pak ditë duke qenë se trajneri Paolo Nikolato ka vendosur që ta përjashtojë nga skuadra.

Ka qenë vetë trajneri ai që e ka zbuluar vendimin e tij, duke dhënë edhe aryset që kanë çuar në largimin e tij. Ken si duket nuk e ka shumë dëshirë grumbullimin me ekipet e moshave dhe sjellja që bën, i detyron trajnerët që ta largojnë pasi më parë është përjashtuar edhe nga U19 si edhe nga U21 nga ish-trajneri Di Biaxho.

“Nëse ai bën ato që di të bëjë, për mua është shumë mirë sepse ai di që të jetë deçiziv, por duhet që të ketë edhe disa limite dhe të ketë sjelljen e duhur si 23 vjeç ashtu edhe 29 vjeç. Unë mbaj vetëm lojtarë që kanë dëshirë që të rrinë, dhe nuk shoh arsye që Ken të mos jetë një prej tyre.

Por, pas një diskutimi që kishte me stafin teknik, kuptova se Ken nuk e ka shpirtin që ne kërkojmë të kemi. Ai nuk e kishte mendjen për të qëndruar këtu dhe në kushte të tilla, është më mirë që t’i themi mirupafshim”, u shpreh trajneri.