SPORT, 6 Qershor 2023, 20:32

Tashmë është zyrtare, Benzema nënshkruan në Arabinë Saudite deri në vitin 2026

Tashmë është zyrtare, Benzema nënshkruan në

Karim Benzema ka firmosur me skuadrën e Al-Ittihad në Arabinë Saudite.

Sulmuesi i njohur francez ka arritur akordin (vlen deri në vitin 2026) me klubin nga Arabia Saudite dhe zyrtarizimi erdhi në orët e pasdites.

Francezi u largua nga Real Madrid, pas shumë vitesh qëndrimi. Benzema kontriboi shumë sezone për Los Blancos, duke ndihmuar galaktikët në fitimin e trofeve.