SPORT, 8 Qershor 2023, 15:47

Jo vetëm lojtarët më të mirë, tani Arabia Saudite tenton edhe arbitrin e finales së Botërorit dhe Champions-it

Jo vetëm lojtarët më të mirë, tani Arabia Saudite

Milionat e Arabisë Saudite të shpenzuara në futboll duket se nuk do të kenë fund. Pas lojtarëve më me emër si Kristiano Ronaldo, Karim Benzema apo dhe N’Golo Kante, së fundmi bëhet me dije se në shtetin e Lindjes së Mesme synohet të afrohet edhe gjyqtari i njohur Simon Marciniak.

Siç bëjnë me dije mediat, shteti arab është gati t’i paguajë një kontratë milti-milionë dollarëshe arbitrit polak, i cili gjykoi finalen e Botërorit të Katarit, por që do të gjykojë dhe finalen e Ligës së Kampioënve këtë të shtunë mes Mançester Sitit dhe Interit.

Marciniak është i njohur dhe i respektuar në Arabinë Saudite, pasi ka gjykuar atje prej disa vitesh ndeshje individuale si për shembull finalja e Kupës së Mbretit midis Al-Hilal dhe Al-Uehda.