SPORT, 6 Janar 2022, 19:09

“Bomba” vjen nga Spanja, Leo Mesi mund të largohet nga PSG në fund të këtij sezoni

“Bomba” vjen nga Spanja, Leo Mesi mund të largohet nga PSG

Leo Mesi, shtatë herë fituesi i "Topit të Artë", mund të largohet nga PSG në fund të këtij sezoni. Lajmi vjen nga programi "El Chiringuito TV" në Spanjë.

Një ish-futbollist i Barcelonës, panelisti ‘Lobo’ Karrasko, ka zbuluar se Mesi do të largohet nga Parisi, nëse këta të fundit nuk arrijnë dot të fitojnë Champions League. Mesi nuk po ndihet mirë në skuadrën e Poçetinos dhe kjo mund të sjellë largimin e tij.

“Nëse ai arrin të fitoj me PSG, atëherë Leo mund të rinovoj dhe për një vit tjetër. Nëse nuk arrin ta bëjë këtë, Mesi mund të vendosë të largohet pas vetëm një sezoni” tha Karrasko.

Transferimi i Mesit ishte më i bujshmi në merkaton e kaluar, por duket se performancat e tij në Francë, nuk janë ato që priteshin nga tifozët.