SPORT, 6 Janar 2022, 13:29

Luis Suarez nuk rinovon me Atletico Madrid, plan për të luajtur në MLS, transferimi në verë

Luis Suarez nuk rinovon me Atletico Madrid, plan për të luajtur

Luis Suarez i përfundon kontrata me Atletico Madrid në qershor dhe duket se historia e tij nuk do të zgjasë më shumë se dy sezone, sepse ai po mendon të shkojë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe të luajë në MLS.

Uruguajani mbërriti dy vite më parë nga Barcelona, duke u treguar drejtuesve të atëhershëm blaugrana se kishin gabuar me të.

Falë edhe kontributit të tij me 21 gola në La Liga, Atletico mori titullin kampion.

Por ky sezon nuk është më i mirë, ka shënuar tetë gola dhe është ende golashënuesi më i mirë i ekipit në 13 ndeshje aktivizim.