TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Java e 20-të e Serisë A, rrezikon të shtyhet e gjitha si pasojë e infektimeve nga varianti i ri i COVID, Omicron. Janë të shumtë lojtarët dhe pjesëtarët e klubeve të infektuar dhe në këtë formë, Autoritetet Shëndetësore përkatëse nuk i kanë lejuar skuadrat të zbresin në fushë.
Së fundmi, është bërë zyrtare se numri i ndeshjeve të shtyra është katër, por që me kalimin e orëve numri i takimeve që do të përcaktohen për t’u luajtur në datë tjetër, pritet të rritet.
Mes takimeve të shtyra është edhe ai mes Bolonjës dhe Interit, me zikaltërit që kishin udhëtuar për në Bolonja, megjithatë fakti që te vendasit janë tetë të infektuar e bën të pamundur që ndeshja të zhvillohet normalisht. Nga ana tjetër, mes takimeve të shtyra janë edhe ato, Atalanta-Torino, Fiorentina-Udineze dhe Salernitana-Venecia.