SPORT, 2 Maj 2023, 22:59

Arsenali triumfon ndaj Chelseat dhe kryeson përkohësisht kampionatin

Arsenali triumfon ndaj Chelseat dhe kryeson përkohësisht kampionatin

Arsenali beson ende te titulli. Pas disa rezultatesh negative radhazi dhe pas disfatës me Cityn, ekipi i Artetas është rikthyer te fitorja.

Gooners triumfuan në Emirates Stadium ndaj Chelseat me rezultatin 3-1. Dy gola brenda 30 minutash te Odegaard vendosën ndeshjen në shinat e duhura, ndërsa brenda fraksionit Jesus trefishoi shifrat.

Në minutën e 65-të, Blutë e Londrës ngushtuan shifrat me Madueke. Me këtë rezultat, Arsenal kryeson kampionatin me 2 pikë më shumë se Manchester City (Qytetarët kanë për të luajtur edhe 2 ndeshje më shumë). Në krahun tjetër, Chelsea është në vendin e 12-të.