AKTUALITET, 4 Dhjetor 2018, 23:30

Siti është i pandalshëm, tjetër fitore për Guardiolën

Mançester Siti ka marrë një tjetër fitore në Premier Ligë dhe pas 15 javësh në kampionat, regjistron 13 fitore dhe 2 barazime. “Qytetarët” janë ende të pamposhtur në kampionat dhe duken të pandalshëm.

Edhe në takimin e sotëm kundër Uotford, Siti triumfoi, duke fituar 1-2 në transfertë. Golat nga Sane dhe Mahrez mjaftuan që djemtë e Guardiolës të merrnin tri pikët e radhës.

Në takimet e tjera, Bornemuthi ka mposhtur Hadërsfilld 2-1, Brajtoni triumfoi 3-1 kundër Kristal Palas, ndërsa Uest Hami nuk e pati aspak të vështirë në shtëpi kundër Kardifit, duke i mposhtur 3-1.

Premier League, java e 15-të

Uotford – M. Siti   1-2

Uest Ham – Kardif  3-1

Bornemuth – Hadërsfilld 2-1

Brajton – K. Palas  3-1