AKTUALITET, 4 Dhjetor 2018, 21:12

Kapet me 52 kg marijuanë, arrestohet shqiptari 22-vjeçar

Një i ri shqiptar, 22 vjeç, u arrestua nga policia italiane, pasi u kap duke transportuar 52 kilogramë marijuanë, të ndarë në 10 qese plastike.

H.H. u ndalua nga agjentët e Polstrada di Guardamiglio, pas një kontrolli normale për dokumentet.

Pas inspektimit, gjetën drogën në makinën e tij “Ford Fiesta”: gjashtë qese në bagazh dhe katër në sediljet e pasme.

Sipas Ilgiorno.it, trafikanti shqiptar tashmë ndodhet në burgun e Lodit, ndërsa makina u sekuestrua.

/TPZ.AL/