AKTUALITET, 4 Dhjetor 2018, 21:24

“Mama, hajdutët janë në shtëpi”, arrestohen dy skifterët shqiptarë

Mediat franceze kanë sjellë rastin e një vajzë 13-vjeçare nga qyteti Tinqueux, në verilindje të Francës, e cila ishte vetëm në shtëpi, kur brenda hynë dy vjedhës, që sipas portalit Lunion.fr, ishin shqiptarë.

Vajza njoftoi të emën e saj me anë të një mesazhi, dhe u fsheh në katin e sipërm të shtëpisë, derisa arritën fqinjët e lajmëruar nga nëna e saj.

Dy “skifterët” shqiptarë u kapën duke ikur nga shtëpia, ndërsa më pas u dënuan me burg.

/TPZ.AL/