AKTUALITET, 4 Dhjetor 2018, 21:37

Nuk ka më argumente, Veliaj vazhdon të fyejë qytetarët, tani i quan “talebanë”

Nuk ka më argumente, Veliaj vazhdon të fyejë qytetarët, tani

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj, vazhdon t’i fyejë qytetarët që banojnë në zonën e Unazës së Re dhe që po protestojnë për të 31-tën ditë me radhë në mbrojtje të banesave të tyre.

Pasi i quajti më parë “shpellarë’, sot Veliaj përdori një term tjetër fyes, duke i quajtur ata “talebanë” gjatë një aktiviteti në kryeqytet  të bandës frymore të Forcave të Armatosura të Shqipërisë duke iu referuar protestave të banorëve në Unazën e Re.

Veliaj sulmoi gjithashtu dhe analistin e njohur, Fatos Lubonja, i cili mori pjesë në protestën e sotme të banorëve të Unazës së Re.

/TPZ.AL/