AKTUALITET, 4 Dhjetor 2018, 20:41

Vdekja e Presidentit Bush, Ambasada Amerikanë në Tiranë njoftim për të gjithë qytetarët

Ambasada Amerikanë në Tiranë në një postim në Facebook, bën me dije se nesër do të qëndrojnë të mbyllura të gjitha zyrat në nder të ish-Presidentit Bush që u nda nga jeta pak ditë më parë.

Në postim ambasada bën me dije se të gjitha shërbimet konsullorë do të vijojnë si normalisht punën në datën 6 dhjetor.

Bush

“Ambasada Amerikane në Tiranë do të jetë e mbyllur nesër, e mërkurë, 5 dhjetor, në nderim të Ditës Kombëtare të Zisë për Presidentin George H.W. Bush.

Do të rifillojmë punën si zakonisht të enjten, 6 dhjetor. Shërbimet konsullore nuk do të ofrohen të mërkurën, 5 dhjetor. Të gjitha takimet konsullore janë shtyrë për të premten, 7 dhjetor – ju lutemi të kontrolloni adresat tuaja të postës elektronike për më shumë informacion. Faleminderit!”, shkruhet në postim.