AKTUALITET, 22 August 2026, 13:09

Shpërthim në orët e para të mëngjesit në Kamëz/ Lëndë plasëse pranë një makine në oborrin e banesës, policia nis hetimet

Një shpërthim me lëndë plasëse është shënuar në një automjet në Laknas. Ngjarja ndodhi rreth orës 03:00.

41-vjeçari Y. T ka njoftuar policinë se ka dëgjuar një zhurmë dhe më pas ka konstatuar se automjeti i tij, që ishte i parkuar në oborrin e banesës, kishte pësuar dëmtime të lehta në pasqyrë dhe në derën nga ana e drejtuesit.

Sipas Policisë, dyshohet se një shtetas ende i paidentifikuar ka hedhur në drejtim të automjetit një sasi të vogël lënde plasëse.

Njoftimi i policise: 

Kamëz/ Rreth orës 03:00, shtetasi Y. T., rreth 41 vjeç, ka njoftuar Sallën Operative se, në Laknas, në rrugën “Lunxheria”, ka dëgjuar një zhurmë dhe më pas ka konstatuar se automjeti i tij, i cili ishte i parkuar në oborrin e banesës, kishte pësuar dëmtime të lehta në pasqyrë dhe në derën e drejtuesit të automjetit.

Paraprakisht rezulton se një shtetas, ende i paidentifikuar, ka hedhur në drejtim të automjetit, dyshohet, një sasi të vogël lënde plasëse, duke shkaktuar dëme të vogla materiale.

Grupi hetimor, në bashkëpunim me Prokurorinë, po punon për sqarimin e rrethanave të rastit, identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve.