TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Duelet mes Napolit dhe Juventusit kanë qenë gjithmonë të ndezura por duket se situata është tensionuar edhe më shumë si pasojë e startit që i kanë bërë dy ekipet kampionatit. Napoli e sheh veten në krye më pikë të plota ndërsa juventusi që tani është 8 pikë larg kreut me vetëm 1 pikë të regjistruar pas 3 ndeshjesh të luajtura.
Tensioni është parë pas përfundimit të ndeshjes, kur në sallën e konferencave janë kryqëzuar Luçiano Spaleti dhe Masimiliano Alegri, të cilët nuk kanë evituar një sherr mes tyre. Sipas DAZN, trajneri i Juventusit i është ankuar fillimisht kolegut të tij për disa sjellje që ky i fundit kishte pasur para arbitrit gjatë duelit të sotëm.
Spaleti nuk ia kishte përtuar menjëherë, duke i kthyer përgjigje teknikut të bardhezinjve. “Nuk kam fituar kurrë kundër teje, një herë që ia dal, ti vjen të më bësh moral?”, ishte përgjigja e tij ndaj fjalëve të teknikut të Juventusit. Prania e mediave kishte bërë që gjithçka të përfundonte këtu, por ky episod tregon edhe një herë se situata nuk është aspak e qetë sidomos te klubi i Juventusit.