TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Pesë fitore në pesë ndeshje, 16 gola të shënuar dhe pesë të pësuar. PSG duket se do ta ketë formalitet suksesin në Ligue 1 këtë sezon. Skuadra pariziene fitoi thellë 4-0 në “Parc des Princes” ndaj Clermont, duke krijuar një shkëputje prej pesë pikësh me ndjekësin më të afërt.
Pa Neymar dhe Messin, të impenjuar së fundmi në eliminatoret e Botërorit me përfaqësueset e tyre, si dhe në mungesë të yjeve të tjerë si Verrati, Di Maria e Sergio Ramos, skuadra e Pochettinos nuk e pati aspak të vështirë ndaj Clermont, që i realizoi nga dy gola në çdo pjesë.
Gjatë pjesës së parë doli skenë Herrera me dygolësh (20’ dhe 31’), ndërsa në fraksionin e dytë shënuan Kylian Mbappe dhe Gueye.
Në radhët e Clermont u aktivizua nga minuta e 62-të Elbasan Rashani, por pa mundur të ndryshojë rrjedhën e ndeshjes përballë skuadrës më të mirë në Francë.