SPORT, 11 Shtator 2021, 23:31

Ajaxi dhe PSV duel në distancë, marrin fitore në transfertë

Ajaxi dhe PSV duel në distancë, marrin fitore në transfertë

Rezultatet e javëve të para të Eredivizies sugjerojnë për një garë dyshe mes Ajaxit të Amsterdamit dhe PSV Eindhovenit për titullin kampion. Në javën e katërt të elitës së futbollit holandez, të dyja këto skuadra fituan në transfertë: Ajaxi mposhti Zwollen 0-2 ndërsa PSV iu imponua 0-3 Alkmaarit.

Haller shënoi të dy golat për “harkëtarët” në suksesin ndaj Zwolles, ndërsa në fitoren e PSV-së pati tre golashënues të ndryshëm: Boscali, Vertessen dhe Doan. Në dy takimet e tjera të Eredivizies Twente fitoi 1-0 me Utrechtin, ndërsa Cambuur-G.A. Eagles përfundoi 5-2.