TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Mesfushori i Kombëtares, Nedim Bajrami e bën sefte në Serinë A. 22-vjeçari ka gjetur rrugën e rrjetës në sfidën ndaj Venecias, ku skuadra e Empolit u mposht me rezultatin 1-2.
Në minutën e 89-të, Bajrami goditi saktë nga pika e bardhë e penalltisë, duke ngushtuar diferencën. Por në fund ishin miqtë ata që festuan falë triumfit 1-2.
Ky takim ishte i vlefshëm për javën e 3-të të Serisë A. Vlen të theksohet fakti se Bajrami është lideri i Empolit dhe një nga më të dalluarit e momentit te kjo skuadër.