SPORT, 11 Shtator 2021, 20:36

Juventus prek fundin, Napoli e përmbys falë gafave

Juventus prek fundin, Napoli e përmbys falë gafave

Juventus është në pikiatë në këtë fillim të kampionati të Seria A. Tri humbje dhe një barazim i çojnë bardhëzinjtë në vendin e 16-të të tabelës.

Kësaj radhe të besuarit e Allegrit u shokuan nga Napoli, që me këmbëngulje i përmbysi rezulatin në pjesën e dytë.

Në fakt të tre golat e shënuar gjatë sfidës erdhën falë gabimeve në mbrojtje. Juventus në pjesën e parë përfitoi nga një kundërsulm i finalizuar nga Morata. Në të dytën Politano barazoi shifrat teksa afër fundit Koulibaly realizoi golin e fitores.

Napolitanët me këtë fitore marrin përkohësisht vendin e parë me 9 pikë të plota.