TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Pas mbylljes se seancës së paradites dhe planifikimit të një tjetër seance sot në 15:00 për kalimin në mënyrë të përshpejtuar të marrëveshjes së huas direkte prej 302 milionë dollarësh amerikanë të dedikuar për mbrojtjen nga SHBA, ka folur kryetari i PD, Sali Berisha.
Ai shprehet se PD nuk do ta votojë këtë ligj, pavarësisht se është pro kësaj marrëveshjeje me SHBA-në. Arsyeja është se sipas PD, kalimi në votim në mënyrë të përshpejtuar përbën shkelje kushtetuese.
“Kjo është historia më e turpshme. Një vend anëtar i NATO-s vendos shtetrrethim ndaj qytetarëve si të ishte Koreja e Veriut. Qindra zetorë nëpër katër anët e vendit janë ndalur në rrugë nga policia.
Kjo që ndodh brenda në parlament është një akt i turpshëm i Edi Ramës, që kërkon të kalojë ligjin me procedurë jo-kushtetuese. Ka një përcaktim në kushtetutë që nuk lejon kalimin me procedurë të përshpejtuar pa afat 1-javor. Edi Rama kërkon me çdo kusht të tregojë se Kushtetuta është letër e vdekur për të.
Ky është një sundimtar që nuk ka ligj e moral. Përse u zhduk nga çdo cep i parlamentit flamuri i NATO-s? Në një nga veprimet më të parë dha këtë urdhër. Ne nuk do të votojmë në procedura antikushtetuese në mënyrë absolute. Ne jemi pro kredisë, por kërkojmë që kjo procedurë të bëhet në përputhje me Kushtetutën”, shprehet Berisha.
Berisha: Është akt i turpshëm i Ramës, i cili një kredi të qeverisë së SHBA për qëllime mbrojtje, për çka PD është mirënjohëse, do me çdo kusht ta kalojë me procedurë jo kushtetuese. Ka një përcaktim kushtetues e cila nuk lejon votimin me procedurë të përshpejtuar pa një afat minimal një javor. Kërkon ët dhunojë kush dhe të para si flamurtar për plotësimin e buxhetit të NATO-s.
Ne nuk votojmë në procedura anti kushtetuese. Ne jemi pro kredisë, por në kërkojmë që kjo procedurë të bëhet në përputhje me kushtetutën dhe jo vullnetin antikushtetues të Ramës. Qeveria e SHBA e ka dorëzuar në qeverinë shqiptare këtë marrëveshje muaj më parë. Kaloi në qeveri me 20 e ca qershor dhe e mbajtën nga 20 e ca qershori për ta sjellë në kuvend me 24 korrik dhe për ta kaluar me çdo kusht me procedurë të përshpejtuar. Grupi i PD ofroi propozimin e saj për të ndjekur rregullin kushtetues, në mënyrë që kuvendi të mblidhet dhe të enjten. Rëndësi ka që në mënyrë absolute nuk votojmë në procedura antikushtetuese!