AKTUALITET, 26 July 2026, 22:21

Vizatohet data e protestës së nesërme në bulevard. Piktura epike, mesazh për deputetët

Pas një marshimi në rrugët e Tiranës është mbyllur edhe protesta e 57 e qytetarëve të cilët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe largimin e qeverisë së tij.

Edhe sot qytetarët kanë përsëritur sloganet: “Edi Rama ka maru”, “Shqipëri e re”, “Rama jepe dorëheqjen”, “qeveri e krimit!”, “Edi Rama jepe dorëheqjen”.

Protestuesit kanë lënë në bulevard një mesazh ku shkruajnë 27 korrik dhe kanë pikturuar në krah një vezë. Kjo është një thirrje për protestën e ditës së nesërme para Parlamentit, pasi siç është njoftuar do të mbahet seanca e fundit plenare për këtë sesion parlamentar.
Protestuesit janë nisur edhe sot drejt Parlamentit pasi kanë lënë sheshin para Kryeministrisë. Ata po brohorasin “Parlamenti i krimit”.