TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ndryshime në strukturat drejtuese të Policisë së Shtetit. Me vendimet e reja janë përcaktuar emërime dhe transferime në disa prej strukturave vendore dhe në departamentet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit.
Drejtuesi i Parë Kastriot Skënderaj është emëruar në detyrën e Drejtorit të Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, duke zëvendësuar në këtë post drejtuesin Fatmir Hoxha. Ky i fundit, nga detyra e Drejtorit të DVP Elbasan, është emëruar Specialist në Drejtorinë për Integrimin në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.
Ndryshime ka edhe në strukturat e Policisë së Beratit dhe Korçës. Drejtuesi Luigj Vathi, i cili mbante detyrën e Drejtorit të DVP Berat, është emëruar Drejtor i Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Korçë.
Ndërkohë, Drejtuesi Gëzim Zhupaj, nga detyra e Drejtorit të Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Korçë, është transferuar dhe emëruar Shef Sektori në Departamentin për Rendin dhe Sigurinë Publike në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.
Një tjetër lëvizje është bërë për Kryekomisarin Dashnor Muhaj, i cili transferohet nga detyra e Zëvendësdrejtorit për Rendin dhe Sigurinë Publike në DVP Tiranë dhe emërohet Specialist për Migracionin e Parregullt në Departamentin për Kufirin dhe Migracionin në DPPSh.
Këto ndryshime prekin drejtimin e strukturave të Policisë në Elbasan, Berat dhe Korçë, si dhe disa pozicione në strukturat qendrore të Policisë së Shtetit.