AKTUALITET, 31 August 2026, 22:29

Po rregullonte depozitën e ujit, i riu humb jetën në Kamëz pasi bie në kontakt me telat e tensionit të lartë

Një 27-vjeçar ka humbur jetën në spital, pasi dyshohet se ra në kontakt me telat e linjës elektrike të tensionit të lartë, teksa po rregullonte depozitën e ujit mbi një banesë në Kamëz.

Ngjarja ndodhi në rrugën “Adriatik”, në lagjen nr. 5, ku i riu, R. T., ndodhej në banesën e xhaxhait të tij.

Ai u dërgua për ndihmë mjekësore në Spitalin e Traumës rreth orës 20:00, por pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, rreth orës 21:00 humbi jetën si pasojë e dëmtimeve të marra.

Ndërkohë, vijojnë hetimet për të sqaruar rrethanat e plota të ngjarjes.