AKTUALITET, 31 August 2026, 17:46

Aksident në mbikalimin e Spitalit Memorial/ Mjeti del nga rruga, plagosen tre persona

Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme, në vendin e quajtur Mbikalimi i Spitalit Memorial.

Një automjet tip Volkswagen, me drejtues shtetasin me inicialet I. Sh., ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga. Si pasojë e aksidentit është dëmtuar drejtuesi i mjetit, si dhe dy pasagjerët që ndodheshin në automjet.

Të tre personat janë transportuar për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Fierit. Nga vlerësimet e para, ata raportohet se janë jashtë rrezikut për jetën. Policia ka nisur veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.