TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Protesta qytetare kundër qeverisë hyn sot në ditën e saj të 93-të radhazi, duke vijuar një mobilizim që tashmë ka kaluar tre muaj pa ndërprerje.
Qytetarët pasi u mblodhën në sheshin “Skënderbej” marshuan përgjatë Bulevardit “Dëshmorët e Kombit” dhe u stacionuan te Kryeministria.
Ata bëjnë thirrje njëzëri për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama si dhe arrestimin e tij dhe vënien para drejtësisë. Protestuesit përmendin gjithashtu edhe thirrjet kundër liderit të opozitës, Sali Berisha.
“Shqipëri e re”, “Arrestoni Ramën”, “Arrestoni Ballukun”, “Arrestoni Ballukun”, përsërisin ata duke kërkuar një Shqipëri të lirë.