TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një 39-vjeçar është plagosur me mjet prerës pasditen e sotme në zonën e pedonales, në hyrje të Kalasë së Tiranës.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:15, teksa dyshohet se gjatë një konflikti është dëmtuar shtetasi me inicialet B. D., rreth 39 vjeç.
I plagosuri është transportuar në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, autoritetet kanë nisur punën për identifikimin dhe kapjen e autorit ose autorëve të dyshuar të ngjarjes.
Grupet hetimore vijojnë veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave, si dhe për dokumentimin ligjor të rastit.