SPORT, 14 August 2026, 16:42

Uzuni shkëlqen dhe dërgon Austin në çerekfinale/ Trajneri i thur elozhe: Luan me zjarr e pasion, e adhuroj

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Myrto Uzuni vazhdon të shënojë gola mbresëlënës me fanellën e Austin në këtë periudhë të sezoni, duke treguar se po kalon një formë të jashtëzakonshme.  Beratasi tundi përsëri rrjetën në Leagues Cup, duke ndihmuar ekipin të siguronte çerekfinalet e turneut që organizohet mes skuadrave më të mira të MLS dhe kampionati meksikan.

Ai është shpallur sërish “Lojtari i Ndeshjes” dhe për këtë ka folur edhe trajneri i Uzunit.

“E dua Myrton. Më pëlqen mënyra se si luan dhe më pëlqen intensiteti i tij. Ai mund të jetë i zjarrtë ndonjëherë dhe e mban zemrën në mëngë. Është një lojë pasionante. Për të luajtur në një nivel të lartë, duhet të jesh i vendosur. Kam shumë respekt për këtë, sepse për mua, nuk ka asgjë më të rëndësishme”, tha trajneri i përkohshëm Davi Arnaud.