AKTUALITET, 9 November 2026, 16:23

Rama njofton skemën e re të bonusit të bebeve: Deri në 10 mijë lekë në muaj për 5 vite, ja sa do të përfitojnë familjet

Rama njofton skemën e re të bonusit të bebeve: Deri në 10

Kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur përmes një postimi në rrjetet sociale skemën e re të mbështetjes financiare për familjet shqiptare, në kuadër të bonusit të bebeve.

Sipas njoftimit të kreut të qeverisë, duke filluar nga 1 korriku 2027, familjet do të përfitojnë një pagesë mujore për çdo fëmijë të porsalindur, për një periudhë 5-vjeçare. Shuma e përfitimit do të përcaktohet në varësi të numrit të fëmijëve në familje.

Konkretisht, skema e re parashikon:

  • 5,000 lekë në muaj për fëmijën e parë, ose 300 mijë lekë në total për 5 vite.
  • 7,000 lekë në muaj për fëmijën e dytë, ose 420 mijë lekë në total për 5 vite.
  • 10,000 lekë në muaj për fëmijën e tretë, ose 600 mijë lekë në total për 5 vite.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë kryeministri Rama përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”.

“👶❤️ Bonusi i bebeve, me një mbështetje të re mujore për familjet shqiptare 🇦🇱

Nga 1 korriku 2027, për çdo fëmijë të lindur do të jepen për 5 vite:

❤️ 5,000 lekë/muaj për fëmijën e parë, ose 300 mijë lekë në 5 vite

❤️❤️ 7,000 lekë/muaj për fëmijën e dytë, ose 420 mijë lekë në 5 vite

❤️❤️❤️ 10,000 lekë/muaj për fëmijën e tretë, ose 600 mijë lekë në 5 vite”, shkruan kreu i qeverisë në “Facebook”.