AKTUALITET, 9 November 2026, 16:15

Gjykata Kushtetuese kalon në seancë plenare kërkesën e AGSH-së kundër rregullores së GJKKO-së

Gjykata Kushtetuese kalon në seancë plenare kërkesën e

Gjykata Kushtetuese ka kaluar në seancë plenare kërkesën e Asociacionit të Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH), përmes së cilës kundërshtohet rregullorja e re e Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO).

AGSH kërkon shfuqizimin e dispozitave të rregullores që lidhen me ushtrimin e aktivitetit të gazetarëve dhe mediave në ambientet e Gjykatës së Posaçme, të cilat i konsideron kufizuese për lirinë e medias dhe të drejtën e informimit.

Rregullorja e re e GJKKO-së ka hyrë në fuqi më 1 shtator. Ndër masat që kanë kundërshtuar gazetarët është ndalimi i përdorimit të telefonave celularë gjatë seancave gjyqësore, si dhe moslejimi i regjistrimeve audio nga ana e tyre.

Po ashtu, Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë kundërshton edhe procedurat e akreditimit dhe kërkesat e përcaktuara për ndjekjen e seancave gjyqësore.