TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ansambli i Harqeve i Orkestrës Simfonike të Forcave të Armatosura (OSFA) zhvilloi në Bruksel një koncert homazh kushtuar Shën Terezës, me rastin e 10-vjetorit të shenjtërimit të saj.
Në qendër të këtij interpretimi muzikor ishte himni kushtuar Shën Terezës, i kompozuar posaçërisht nga kompozitori dhe pianisti Genc Tukiçi dhe interpretuar nga Markela Jakaj, nën drejtimin orkestror dhe artistik të Fabjol Aliaj.
Aktiviteti u organizua nga Bashkësia Katolike e Shqiptarëve në Bruksel, në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës, dhe u zhvillua në praninë e Ambasadorit të Republikës së Shqipërisë në Bruksel Gazment Barbullushi, përfaqësuesve të pushtetit lokal dhe deputetëve.
Përmes këtij interpretimi, OSFA solli në kryeqytetin belg një homazh artistik për figurën e Shën Terezës, duke përcjellë njëkohësisht muzikën dhe kulturën shqiptare në një kontekst evropian.