SPORT, 15 Shkurt 2020, 20:34

PSG-ja bën përmbysjen e çmendur, por në fund del vetëm me një pikë

PSG-ja bën përmbysjen e çmendur, por në fund del


PSG-ja dhe Amiens kanë zhvilluar një ndeshje me të vërtetë të çmendur ditën e sotme, teksa në fund është mbyllur me barazimin 4-4.

Amiensi e nisi menjëherë në sulm, teksa realizoi 3 herë brenda 40 minutave, me Guirasi, Kakuta, Diabate. Ishte Herrera që realizoi i pari për parisienët në minutën e 45’. Dy golat e Kuasi dhe Ikardit në pjesën e dytë, bënë përmbysjen e çmendur për PSG-në.

Megjithatë në minutën e 90, Guirasi i hoqi shijen e fitores kampionëve të Francës, teksa realizoi një gol të bukur, për t’i dhënë 1 pikë ekipit të tij.

Kjo pikë nuk i bën shumë punë të dyja ekipeve, pasi PSG-ja është në vendin e parë me 62 pikë, 13 pikë diferencë nga vendi i dytë, ndërsa Amiens renditet në vendin e parafundit me 21 pikë.