TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Erling Haland kthehet të shënojë pas pauzës në ndeshjen e kaluar në Bundesligë dhe Borusia Dortmund u kthehet përsëri fitoreve. Skuadra e drejtuar nga Lusien Favre ka mundur me shifrat 4-0 Eintraht Frankfurt dhe i është afruar 1 pikë Bajernit kryesues që ka një ndeshje më pak.
Pishçzhek shënoi në pjesën e parë e pastaj në të dytën Borusia u shfaq e pandalshme, duke tundur 8 herë portën e skuadrës mike me Sanço, Haland dhe Guerreiro. Katër gola për të hipotekuar një fitore të pastër, por edhe për të barazuar një rekord historik në futbollin gjerman.
Me rrjetat e tundura sot, pas 22 javësh, Borusia Dortmund ka arritur kuotën e 63 golave të shënuar në kampionat, duke barazuar rekordin e vendosur nga Bajern Mynih 1973-1974 dhe Hamburg 1981-1982, dy ekipe legjendare që kanë bërë emër në ato vite në Gjermani dhe Europë.