SPORT, 14 Shkurt 2020, 14:22

Rei Manaj në ekipin e parë, sulmuesi i Kombëtares në listën e Barcelonës kundër Getafes


Rei Manaj më në fund është grumbulluar dhe do të jetë pjesë e ekipit të parë të Barcelonës, në ndeshjen ndaj Getafes.

Siç shihet në njoftimin e klubit katalanas, Manaj do të mbajë numrin 41, duke ia arritur më në fund qëllimit për t’u grumbulluar me Mesin dhe yjet e tjerë të katalanasve.

Sulmuesi i Kombëtares është stërvitur shpesh me skuadrën e parë, por nuk ishte grumbulluar, ndërsa tani do të jetë pjesë e ekipit të parë për ndeshjen kundër Getafes, e cila do luhet nesër në orën 16:00.

Dëmtimet e shumta të sulmuesve katalanas kanë bërë që Setien të marrë me vete sulmuesin e Kombëtares.

https://twitter.com/FCBarcelona/status/1228288741170696192?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1228288741170696192&ref_url=http%3A%2F%2Fwww.panorama.com.al%2Fsport%2Fe-bujshme-rei-manaj-ne-ekipin-e-pare-sulmuesi-i-kombetares-ne-listen-e-b5arcelones-kunder-getafes%2F