SPORT, 15 Shkurt 2020, 14:30

Pas dënimit nga UEFA, Mançester Siti rrezikon edhe një dënim nga Federata

Pas dënimit nga UEFA, Mançester Siti rrezikon edhe një


Klubi i Mançester Sitit është duke përjetuar një situatë shumë të vështirë, teksa në mbrëmjen e djeshme mësoi se UEFA e ka përjashtuar nga pjesëmarrja në Ligën e Kampionëve për dy sezonet e ardhshme, për shkak të shkeljes së rregullave të fair play-t financiar.

Ndërkohë, “qytetarët” kanë marrë edhe një gjobë prej 30 milionë eurosh të cilat rëndojnë edhe më shumë gjendjen.

Por, paniku në klub vazhdon ende pasi tashmë është Federata Angleze ajo e cila ka hapur një hetim mbi financat e klubit. Dhe, në rast se konfirmojnë shkeljen atëherë mund ta sanksionojnë klubin e sheikëve me heqje të pikëve në kampionat.

Ndërsa, në tavolinë është edhe ideja se klubit mund t’i hiqen tituj mes viteve 2012-2016, apo edhe përjashtimit nga Premier League. Megjithatë, sipas mediave britanike këto dy hipoteza të fundit kanë pak gjasa të merren parasysh.