TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Trajneri i Argjentinës Lionel Skaloni ngriti në qiell sulmuesin e tij Lautaro Martinez, i cili është kthyer në njërin prej lojtarëve më të kërkuar në merkaton e futbollit europian.
Për median e famshme të futbollit “AS”, Skaloni theksoi se “Mbape dhe Lautaro janë dy futbollistët që i kërkon e gjithë bota të firmosë me ta”.
“Lautaro është futbollisti më i kërkuar në botës pas Kilian Mbapesë për shkak të moshës dhe cilësisë së madhe që ka. Megjithatë, ai luan për një skuadër të madhe dhe nuk do të jetë e lehtë ta largosh nga Interi”, shprehet tekniku i Argjentinës për Lautaron.
Real Madrid, Barcelona dhe Mançester Junajtid janë rreshtuar në garë për të fituar shërbimet e sulmuesit të Interit, që po spikat këtë sezon në Itali së bashku me shokun e skuadrës Romelu Lukaku.
Megjithatë, “ESPN” pretendon se “Djajtë e Kuq” nuk pranojnë ta blejnë Lautaron për shkak të klauzolës së madhe prej 111 milionë €.
Megjithatë, nëse Interi pranon ta shesë “xhevahirin” e tij, padyshim që Lautaro do të arkëtojë fitime marramendëse në arkën e zikaltërve. Zikaltërit synojnë të fitojnë titullin kampion këtë sezon teksa gara është ashpërsuar shumë ku diferencat mes Interit, Juventusit dhe Lacios janë të pallogaritshme.