AKTUALITET, 17 October 2026, 11:51

Protesta në Vlorë kundër Muzeut Hebraik/ Shoqërohen disa adoleshentë, mes tyre edhe të mitur 15 dhe 16 vjeç

Protesta në Vlorë kundër Muzeut Hebraik/ Shoqërohen disa

Disa adoleshentë janë shoqëruar nga policia gjatë protestës në Vlorë kundër projektit të Bashkisë për ndërtimin e Muzeut Hebraik. Sipas raportimeve, mes të shoqëruarve ka edhe të mitur të moshës 15 dhe 16 vjeç.

Pamjet nga protesta tregojnë momentet kur efektivët e policisë i shoqërojnë të rinjtë dhe i fusin në automjetet e policisë.

Shoqërimet janë kryer gjatë tubimit të qytetarëve që kundërshtojnë projektin e planifikuar nga Bashkia e Vlorës për ndërtimin e muzeut.