TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Analisti Andi Bushati, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, në Vizion Plus, u shpreh se Berisha është jashtë lojës politike dhe se nuk do të pranohet nga protestuesit, por për të rrëzuar diktatorin duhet një front unik me të gjithë.
"Berisha është jashtë loje fare. Nuk e kapi as trendin e kohës dhe asgjë. Nuk besoj se protesta do ta pranojë Berishën. Ata po i hedhin në Lanë, po i përzënë. Mendoj se për t’u ndeshur me regjimin gjakatar si ky duhet të bëhet bashkë vetëm sa të rrëzohet diktatori. Në ‘97 me Berishën diktator, u bënë bashkë ish-spiunët e Sigurimit me të burgosurit politikë. Kur je përballë një diktatori, fronti unik është i domosdoshëm, por kur rrëzohet diktatori fillojnë kundërshtitë”- tha Bushati.