AKTUALITET, 16 October 2026, 22:36

Petro Koçi përjashton mundësinë që Partia Socialiste t'i dalë kundër Ramës: Pushteti është i përqëndruar!

Petro Koçi përjashton mundësinë që Partia Socialiste

Ish deputeti i PS, Petro Koçi, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në Vizion Plus, deklaroi se pavarësisht protestave, nuk ekziston mundësia që Ramës t'i dalë kundër Partia Socialiste. 

Ai komentoi edhe reagimin e Elisa Spiropalit, por tha se duhet ta niste me një mea culpa. 

Petro Koçi: Kam parë edhe reagimet e Elisës, madje kam thënë që ka nevojë edhe për mea culpa në fillim. Kishte reflektime objektive dhe të drejta, por vijmë te një çështje që ka lidhje për demokracinë. E kam thënë, sikur demokracia në PS të ishte në kohën që Rama kandidoi për kryetar partie, Rama nuk do të bëhej dot kryetar partie. Partia dëgjon Ramën, por Rama nuk e dëgjon partinë. Një nga instrumentat e ushtrimit demokratik, është që duhet të marrësh frymë bashkë me ta. Kjo mungon në PS, duhet të ndryshonte. Nuk bëhet duke përqëndruar pushtetin në një dorë, te një i deleguar qarku. 

Ylli Rakipi: A eksizston mundësia që Ramës ti kthehet kundër partia? 

Petro Koçi: E vëshitrë të ketë reagim. Pushteti është përqëndruar. Në këto momente kur diskuton a do të vijojë qeverisjen, do të ishte goditje për PS në mënyrën si funksionon, do të duhej një proces kompleks ndryshimi për të riardhur. Do të ishte situatë e vështirë për tu menaxhuar. Kam dëgjuar këtë, të ikë kjo klasë politike, por përjashto disa individë, Rama dhe Berisha, faktikisht klasa politike ësht përmbys këtu disa herë.