TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Analistët Ermir Gjinishi, Artan Hoxha dhe Anri Bala debatuan në studion e emisionit “Të Paekspozuarit” në Vizion Plus për sjelljen e qeverisë Rama ndaj kërkesave të lëvizjes së Flamingove.
Ndërsa Gjinishi tha se Rama është i rënë, Bala tha se ai nuk mbron askënd. Ndërsa Hoxha u shpreh se Balës i dhimbsen kazanët e plehrave kur vidhet tuneli, AKSH-I apo inceneratori.
Pjesë nga debati
Gjinishi: Rama kishte mundësi të bënte lexim racional të kërkesave të protestuesve të flamingove, nuk e bëri.
Policia sot nuk është profesionale, civilë në rradhë të policisë rrëmbejnë protesues, janë terroriste, që veprojnë nën ombrellën e shtetit. Jo të dalë ministri dhe të thotë po hetojmë 2 vetë. Kemi parë me dhjetra që gjuajnë me gurë, rrëmbejnë njerëz, i fusin nëpër makina pa shenja dalluese. Janë banditë dhe vandalë.
Urgjenca e Tiranës sot ka qenë plotë me të plagosur.
Çfarë i kishte mbetur Ramës? Pjesa e parë i humbi. Mund të bënte zgjidhje të dytë.
Rama është i rënë. Momentin që shteti ka dalë nga hullitë e demokracisë dhe qëndron si bandë, si mund të qëndrojë kreu i bandës?
Nuk ka lidhje me Francën dhe Italinë kjo. Nuk ke Ballukun, Xhaçkën apo kryetarin e Tiranës që drejton nga burgu në Francë.
Bala: Thua Rama nuk lëshon Ballukun, Xhaçkën. Rama nuk mbron dot askënd sot. Ti kur do, kur zhvillohet debat, kur doni të ngarkoni qeverinë thoni ka këtë dhe këtë në burg. Kur vjen te Rama, thoni këtë të dy janë jashtë.
Gjinishi: Këta i kërkon SPAK dhe nuk i lëshon Rama. Çfarë budallallëqesh flet?
Bala: Çfarë e pengon SPAK-un ta mbajë në burg atë?
Hoxha: Po ç’të themi ne që Rama ka bërë drejtësi.
Bala: Këta të Ramës që janë në burg nuk i shihni ju. Asnjë sot nuk është i mbrojtur, kushdo ka punë me drejtësinë, nesër do të përgjigjet.
Hoxha: Pse ia heq imunitetin atij tjetrit ti?
-----
Bala: Nuk jam i shqetësuar dorëhiqet apo jo Rama, por se digjet Tirana.
Hoxha: Turp kjo që thua. Po digjen vetëm kazanë plehrash. Ndërkohë ai vjedh cdo ditë, ikin njerëz nga ky vend. Të dhëmb Tirana ty?
Bala: Po se jam qytetar.
Hoxha: Pse unë çfarë jam? Ty të dhimbsen dy kazanë. Aty vidhet tuneli, AKSH-I, inceneratori. Njerëzit për ato kanë dalë në shesh. Bëhuni serioze, gjeni argumente.
Bala: Ti që je marrë me kronikën dhe bën gabime konceptuale te gjyqet… Nuk më dhimbset Tirana për kazanët. Bëre krahasim, sa kanë ndodhur dëme ka vjedhur ai. Mua më dhimbsen edhe ato që janë vjedhur edhe ato që po digjen. Unë po them më dhimbsen. Nuk dua t’ja di fare unë për Ramën.
Noj: Ti bën avokatin e Ramës. Ne na dhimbsen krejt bizneset.
Bala: Pse i vodhët?