TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Gazetari Artan Hoxha debatoi ashpër me analistin Anri Bala në studion e emisionit “Të Paekspozuarit” në Vizion Plus, për përdorimin politik të policisë nga ana e qeverisë. Hoxha solli rastin e shtetasit nga Lushnja që vdiq në burg se u arrestua pse nuk kishte paguar 3500 lekë drita, ndërsa Bala i tha se vjedhje është edhe në atë shumë.
Pjesë nga debati
Hoxha: Kjo polici është kujdesur që të mos ketë armë me vete, që të mos përsërisë 21 Janarin. Pjesa tjetër është e keqtrajnuar, e keqpaguar. Pastaj e nxjerrin në rrugë, njëherë i thonë “shtrije krahun”, pastaj e pezullojnë. Kudo ku kam parë, në çdo vend të botës, fytyra e atij vendi është policia. Policia është fytyra dhe imazhi i atij që e drejton. Që kur erdhi në vitin 2013, e nisi me “burg, burg, burg”, me atë që nuk paguan dritat.
Bala: Kush i vjedh?
Hoxha: Po, që vjedh. Po ai që vdiq në Lushnjë nuk i kishte paguar. Kompanitë e mëdha kryeministri i fali, ndërsa ky i Lushnjës, për 35 mijë lekë, vdiq.
Bala: Mos e përfshi një njeri që ka vdekur në këtë gjë.
Hoxha: E përmend sepse kjo është fytyra e kryeministrit të këtij vendi. Ky njeri çonte drejtorët e policisë te Gys Agasi. Nuk është vjedhje për 35 mijë lekë të vjetra.
Bala: Vjedhje është.
Hoxha: Nuk janë lekët e tunelit të Llogarasë.
Bala: Tani, me 35 mijë lekë, një njeri që merr ndihmë ekonomike kalon muajin.
Hoxha: Nuk është vjedhje, është gabim.
Bala: 70 mijë lekë është ndihma ekonomike. Me 35 mijë lekë paguan ujin dhe dritat, me 35 mijë bën pazarin. Ti del, ia vjedh dhe thua: “Hë mo, fale”.
Hoxha: Ore, priji dritat, mos e fut në burg. Ai e nisi me burg dhe e përfundoi te Gysi.
Bala: A është në burg Gysi?
Hoxha: Po, se është Gysi i ri.
Bala: Edhe Gysi i ri do të hyjë në burg.
Hoxha: Jo, jo, në burg do të hyjë Edi Rama. Mos u bëj qesharak. Këtë vend do ta shpëtojmë apo do ta djegim?