AKTUALITET, 31 July 2026, 09:12

Projekti i PS i 'shkriu'/ Protestë në Klos kundër draftit të ri territorial, administrata e bashkisë bojkoton punën! Tubime në Belsh dhe Prrenjas

Propozimi i mazhorancës për ndarjen e re territoriale ka shkaktuar reagime edhe në Klos, ku qytetarë dhe punonjës të administratës vendore kanë dalë në protestë kundër planit që parashikon shkrirjen e Bashkisë Klos dhe bashkimin e saj me Bashkinë Mat.

Si shenjë kundërshtimi, administrata e Bashkisë Klos ka bojkotuar punën. Ndërkohë që janë paralajmëruar tubime dhe në Prrenjas dhe Belsh!

Ditën e djeshme u zhvilluan protesta në Poliçan, ku qytetarët socialiste dogjën teserat, ndërsa kreu i PS në këtë qytet dha dorëheqjen para protestuesve.