AKTUALITET, 23 July 2026, 09:32

Polici goditet me gur në kokë gjatë protestës para Kuvendit

Një efektiv i Policisë së Shtetit është plagosur në kokë gjatë protestës që po zhvillohet këtë të enjte para Kuvendit.

Sipas pamjeve nga vendngjarja, polici është goditur me një gur gjatë përplasjes me protestuesit dhe është parë i gjakosur në zonën e kokës.

Pjesëmarrja në tubim është e ulët, ndërsa situata mbetet e tensionuar.

Nuk ka ende një reagim zyrtar nga Policia e Shtetit lidhur me gjendjen shëndetësore të efektivit apo rrethanat e plota të incidentit.