TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Protesta antiqeveritare ka hyrë këtë të mërkurë në ditën e 53-të të saj, me pjesëmarrës nga qytete të ndryshme të vendit dhe nga diaspora që vijojnë të kërkojnë ndryshime të thella politike.
Gjatë këtyre javëve, protestuesit kanë ngritur shqetësime dhe kanë artikuluar problematika në sektorë të ndryshëm socialë, politikë dhe ekonomikë, duke kërkuar reforma dhe përgjegjësi institucionale.
Edhe sot, protestuesit janë mbledhur në sheshin “Skënderbej”, nga ku pritet të nisen drejt bulevardit “Dëshmorët e Kombit”. Aty, sipas organizatorëve, do të vijojë tubimi me fjalime dhe thirrje politike që janë përsëritur gjatë ditëve të protestës.