TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti i rëndë i ndodhur pasditen e së mërkurës te rrethrrotullimi i TEG-ut, ku një person humbi jetën dhe dy të tjerë mbetën të plagosur pasi një kamion pompë betoni u përplas me një automjet dhe përfundoi nga mbikalimi në aksin TEG–Elbasan.
Burime bëjnë me dije se dy personat që ndodheshin në kamionin pompë betoni dyshohet se janë shtetas egjiptianë.
Për këtë arsye, identiteti i tyre ende nuk është konfirmuar zyrtarisht, ndërsa autoritetet vijojnë verifikimet për përcaktimin e të dhënave të tyre.
Njëri prej tyre humbi jetën në vendngjarje, ndërsa personi tjetër ndodhet në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.
Ndërkohë, drejtuesi i automjetit tip “Audi”, me të cilin u përplas kamioni, një 28-vjeçar shqiptar, raportohet se është jashtë rrezikut për jetën.